Enver Hoxhaj: Vendi po shkon drejt një katastrofe shëndetësore, Kurti do të duhej të udhëtonte për të siguruar vaksina

Enver Hoxhaj: Vendi po shkon drejt një katastrofe shëndetësore, Kurti do të duhej të udhëtonte për të siguruar vaksina

Enver Hoxhaj i PDK-së, ka thënë se Kosovapo shkon drejt një katastrofe shëndetësore derisa ka thënë se programi qeverisës i Kurtit është bosh. Ai ka theksuar se programi veç tjerash është ‘paçavër’. “Vendi po lëvizë drejt një katastrofe shëndetësore, kryeministri do të duhej të udhëtonte për të siguruar vaksina. Kryeministri dhe qeveria i kanë braktisur qytetarët në pandemi sepse ky personalisht nuk ka guxim e as dije ta menaxhojë pandeminë”, ka thënë Hoxhaj në Kuvend. “Ky është programi më i dobët, më i kotë, për përsëritje në vend të përmbajtjes. Albin Kurti sikurse foli edhe sot, kishte krijuar për disa vite bindjen dhe po bën përpjekje ta forcojë këtë bindje se sapo ta udhëheq qeverinë do ta bëj transformimin e madh politik dhe shoqëror në vend. Vetëm ai do të ishte në lartësinë e duhur për ta bërë këtë ndryshim. Kjo ka të bëjë me dicka tjetër. Çdo demagog dhe populist e ka talentin e veçantë me i bë reklamë vetes. Këtë material që e keni për debat, pa asnjë gram nuk është program, aty ku kërkohet guximi, ofrohet hezitimi, ku kërkohet pragmatizëm është populizëm. Programi është shmangie nga realiteti”, ka thënë Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …