Lumir Abdixhiku: Në programin e prezantuar nga Qeveria, e tërë shëndetësia është e përmbledhur në një faqe

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar programin qeverisës të prezantuar nga kryeministri Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës.  “Nuk mund të vazhdoni qeverisjen duke kritikuar të kaluarën, qytetarët ju kanë shpërblyer me mbi 50% të votave, e neve na kanë dhënë dënim, andaj e njëjta ju pret edhe juve nëse nuk punoni. Në programin e prezantuar, me gjithë sfidat kryesore me të cilat po përballemi, e keni përmbledh të gjithë shëndetësinë në një faqe të programit”, ka thënë Abdixhiku. Ai ka përmendur edhe paralajmërimin e Kurtit për padinë ndaj Serbisë në GJND, ku ka thënë se kjo padi nëse synohet të bëhet, duhet të përgatitet mirë në mënyrë që të mos dështojë.

Kontrolloni gjithashtu

Pretendimi i Uk Lushit: “Kurti e di verdiktin e Speciales”, por mungojnë provat publike

Një deklaratë e bërë nga aktivisti dhe veprimtari në Shtetet e Bashkuara, Uk Lushi, ka …