200 palestinezë, në mesin e tyre 60 fëmijë, janë vrarë gjatë një javë sulmesh në Gaza, nga ushtria e policia e Izraelit

200 palestinezë, në mesin e tyre 60 fëmijë, janë vrarë gjatë një javë sulmesh në Gaza, nga ushtria e policia e Izraelit

Dyqind palestinezë, në mesin e tyre 60 fëmijë, janë vrarë gjatë një javë sulmesh në Gaza, nga ushtria dhe policia e Izraelit. Sulmi i furishëm mbi popullatën civile erdhi pas trimërimit të policisë nga Benjamin Netanyahu i cili urdhëroi që  bombardimet e Izraelit të intensifikoheshin sa më ashpër  pavarësisht presionit global  në rritje për të ndaluar gjakderdhjen. Pas një bisede telefonike me Netanyahun, kryetari amerikan, Joe Biden lëshoi një deklaratë për herë të parë duke shprehur mbështetjen për një armëpushim – por nuk tha që ajo të ishte e menjëhershme, shkruan The Guardian.

Qeveria e Kosovës ka përkrahur sulmet vrastare të Izraelit kundër palestinezëve, për çka ka marrë edhe falënderime nga vrasësit e fëmijëve palestinezë. Është hera e parë në historinë e Kosovës, kur një Qeveri e saj  përkrahë krimin shtetëror kundër tërë një populli të pushtuar prej vitit 1967, i cili ka rezistuar dhe po i reziston pushtimit, dhunës dhe barbarisë okupatore.

 

Kontrolloni gjithashtu

Anu Prattipati viziton veriun – mesazh Qeverisë së Kosovës: Siguroni jetesë paqësore për të gjithë qytetarët

Në mes të tensioneve të fundit në veri të Kosovës, pas mbylljes së disa zyrave …