2705 studentë të rregullt do të regjistrohen në afatin e dytë të pranimit në Universiteti i Prishtinës

Sot publikohet raporti hulumtues, “Fakulteti i Edukimit si parakusht për cilësinë e arsimit paraunversitar në Kosovë”

Publikohet  raporti hulumtues “Fakulteti i Edukimit si parakusht për cilësinë e arsimit paraunversitar në Kosovë”, ngjarje kjo që do të zhvillohet në mjediset e Kino “Armata” (sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë), më datë 18.05.2021 (e martë), duke filluar nga ora 11:00.

Raporti sjellë të dhëna lidhur me kontekstin historik mbi zhvillimin e profesionit të mësuesisë në Kosovë, cilësinë e kushteve të studimit dhe përgjegjësinë mbi cilësinë e arsimit paraunversitar në Fakultetet e Edukimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe atij të Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Raporti hulumtues dhe dokumentari i bazuar në raport janë produkte të projektit “A mjafton Fakulteti i Edukimit për mësimdhënië?”, financuar nga Kosovo Foundation for Open Society (KFOS) dhe zbatuar nga organizata ETEA.

Agjenda

18.05.2021

11:00 – 11:05  Pritja e musafirëve

11:05 – 11:20  Shfaqja e dokumentarit të bazuar mbi raportin hulumtues

11:25 – 11:30  Fjalë rasti – Agon Ahmeti, drejtor i ETEA-s

11:30 – 12:00  Rezultatet e raportit – Shkëlqim Berisha, hulumtues

12:00 – 12:10  Hapja e diskutimit – Jusuf Thaçi, njohës i çështjeve të arsimit

12:10 – 12:40  Diskutim i hapur me audiencën

12:40 – 13:00  Koktej rasti

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …