leoni

PSD përmes një peticioni kërkon faljen e gjobave të pandemisë dhe lirimin e masave ekzistuese anti-Covid

PSD përmes një peticioni kërkon faljen e gjobave të pandemisë dhe lirimin e masave ekzistuese anti-Covid

Partia Socialdemokrate po synon përmes peticionit qytetar, propozim ndryshimin e ligjit për faljen e gjobave të qytetarëve gjatë pandemisë. Anëtari i kryesisë së PSD-së, Dren Kukaj para mediave ka thënë se kanë përpiluar një projektligj për faljen e gjobave të pandemisë. “Periudha kohore prej 15 marsit të vitit të kaluar deri më 15 maj të këtij viti. Synojmë 10 mijë nënshkrime të qytetarëve dhe të vendoset në rend të ditës në Kuvendin e Kosovës”, tha Kukaj. Përmes peticionin qytetar- “Të falen gjobat e pandemisë”, PSD kërkon që të largohen masat ekzistuese, duke shtuar se të njëjtat duhet të zbatohen nga të gjithë. “Deri tash janë shqiptuar mbi 180 mijë gjoba. I ftojmë qytetarët qe t’i përgjigjen pozitivisht ftesës sonë”, tha ai. Kurse sekretarja e përgjithshme e PSD-së, Teutë Rrusta tha se në Kosovë gjatë pandemisë janë theksuar edhe më tej problemet si dhuna e varfëria.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Arben Gashi u bën thirrje liderëve politikë: Duhet të ulen me Kurtin, qoftë edhe për zgjedhje të reja

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar nga liderët politikë që të …