Blerta Deliu-Kodra: Programi i Qeverisë Kurti është më shumë program dëshirash i kalkuluar me votë elektorale

Blerta Deliu-Kodra: Programi i Qeverisë Kurti është më shumë program dëshirash i kalkuluar me votë elektorale

Ka vazhduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për programin e qeverisë Kurti. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se programi i qeverisë Kurti është më shumë i dëshirave, sesa i qeverisjes. “Po e shoh që kryeministri s’qenka sot këtu. Ai do të duhej që të ishte sot, sepse kështu jemi dakorduar në seancë”, tha ajo. “Programi qeverisës që na e ka sjellë qeveria me 55 ditë vonesë, s’ka as afate kohore, është më shumë program dëshirash i kalkuluar me votë elektorale. E keni fillu mbrapshtë qeverisjen duke shantazhuar opozitën duke propozuar Ligjin për Zgjedhje me shkelje, e çuditërisht nuk e pashë askund që në planin legjislativ është Reforma Zgjedhore”, tha tutje ajo. Deliu-Kodra, tha gjithashtu se forma se si qeveria Kurti është marrë me pandeminë, tregon vet qasjen e saj karshi qytetarëve. “Vet forma se si qeveria Kurti është marrë me pandeminë tregon se si i trajton qytetarët ajo. Qeveria fatin e qytetarëve e ka lënë tërësisht në fatin e donatorëve të jashtëm. Po hyjmë në muajin e gjashtë teksa vetëm 2.5% e qytetarëve janë vaksinuar”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …