Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Bruksel në darkën tradicionale me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Siç ka njoftuar Kurti takimi me Ramën ishte miqësor dhe pa protokoll, ku diskutuan për rëndësinë dhe format e bashkëpunimit. “Me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, u takuam miqësisht e pa protokoll, para darkës, e për të diskutuar mbi nevojën dhe format e bashkëpunimit e bashkëveprimit në mes dy shteteve tona”, ka shkruar Kurti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
