Policia e Kosovës e lanson aplikacionin elektronik “Lajmëro Policinë”, për raportimin e rasteve nga ana e qytetarëve

Policia do të garantojë mbarëvajtjen e zgjedhjeve që shkelin sovranitetin

Pas vendimit të Qeverisë së Isa Mustafës për tolerimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, Policia do të vihet në shërbim të mbarëvajtjes së këtyre zgjedhjeve që shkelin sovranitetin e shtetit tonë. Zgjedhjet e së dielës do të sigurohen nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it në të gjitha vendvotimet. Në zgjedhjet e fundit serbe të mbajtura në veri të Kosovës, formacioni paramilitar ‘Mbrojtja Civile’ ishte vendosur para çdo vendvotimi. Mbajtja e këtyre zgjedhjeve tregon kolapsin e plotë të Qeverisë së Kosovës përballë ndërhyrjeve të Serbisë në vendin tonë, duke demantuar zotimet e qeveritarëve tanë se nuk do të lejohen zgjedhjet serbe në Kosovë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë, por nuk arriti të kthehej e qetë te djali i saj

Natyra Kuçi, shoqe e Arlinda Zekajt, ka rrëfyer përpjekjet e saj për të gjetur siguri …