Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi kërkon që mbrojtën e tij ta bëjë avokati amerikan, Gregory Kehoe

Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi kërkon që mbrojtën e tij ta bëjë avokati amerikan, Gregory Kehoe

Ish-kryetari, Hashim Thaçi ka kërkuar zëvendësimin e avokatit të tij mbrojtës David Hooper me avokatin amerikan, Gregory Kehoe i cili është më mbi 30 vjet përvojë dhe ka mbrojtur individë, korporata dhe institucione financiare në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Gregory Kehoe ka qenë avokat edhe i gjeneralit kroat, Ante Gotovina në vitin 2007 në Tribunalin Special për Ish-Jugosllavinë ku ai u shpall i pafajshëm. Kërkesa drejt gjyqtarit të procedurës paraprake nga Thaçi ishte dërguar më 18 maj, derisa në të njejtën ditë Hooper kishte kërkuar që të aprovohet largimi i tij nga pozita e avokatit kryesor të Hashim Thaçit. Kehoe ka konfirmuar se i është kërkuar një shërbim i tillë dhe se do ta pranojë të zëvëndësojë Hooperin.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: UÇK – Ushtri e ndershme për lirinë e popullit të Kosovës

Ali Ahmeti, themeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, iu drejtua protestuesve duke theksuar se mbledhja …