Enver Hoxhaj: Ende pa e filluar dialogu me Serbinë, kryeministri Kurti e nisi Jugosllavinë e re

Enver Hoxhaj: Ende pa filluar dialogu me Serbinë, kryeministri Kurti e pranoi “Jugosllavinë e re”

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka kritikuar ashpër vendimin e qeverisë Kurti për të nisur zbatimin e marrëveshjes ballkanike të iniciuar vite më parë nga procesi i Berlinit për lëvizjen e qytetarëve mes vendeve të rajonit. “Kryeministri Albin Kurti ende pa e nisur zyrtarisht dialogun me Serbinë sot paska marrë vendim për nisjen e zbatimit të mini-shengenit ku Kosova nuk trajtohet e barabartë me vendet e rajonit. Kohë më parë kur ishte në opozitë, këtë nismë rajonale Albini e quante Jugosllavi e re. E pra tani me dorën e tij e nisi Jugosllavinë e re andaj urime Albin!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Ajo që ndodhi në Kuvend është maskaradë, duhet ta mbrojmë shtetin nga njerëzit që nuk kanë plan të ndalen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të …