Mediet serbe njoftojnë se SHBA-të po i bëjnë presion Greqisë që ta njohë Kosovën

Mediet në Serbi janë duke njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke i bërë presion Greqisë që të marrin vendim për njohjen e Kosovës. Ato njoftojnë se administrata e presidentit, Joe Biden është duke kërkuar nga autoritetet greke që vendimin për njohje ta marrin para vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi. Analist politik ju kanë thënë medieve serbe se qëllimi i këtij presoni është që të dobësohet pozicioni i Serbisë me njohjen greke, njohje e cila do të dëshmonte se pavarësia e Kosovës është punë e kryer dhe e pakthyeshme. Mediet serbe shkruajnë gjithashtu nëse ndodhë njohja e Kosovës nga Greqia, atëherë kjo do të mund të pasonte me njohjen e Kosovës edhe nga vendet tjera evropiane, Spanja, Rumania, Qipro dhe Sllovakia.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …