Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë thirrje për hetime transparente për origjinën e virusit korona

Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë thirrje për hetime transparente për origjinën e virusit korona

Sekretari amerikan për Shëndetësi Xavier Becerra i ka bërë thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë që të sigurojë “transparencë’ në fazën e ardhshme të hetimeve për origjinën e koronavirusit. Duke folur në nivel ministrash në një takim të OBSH-së, Becerra ka thënë se ekspertët ndërkombëtarë duhet të lejohen që të analizojnë burimin e koronavirusit. Mediat amerikane kanë raportuar për rritje të të dhënave se virusi mund të ketë dalë nga laboratori në Kinë. Koronavirusi i ri është identifikuar fillimisht në Vuhan më 2019, në provincën Hubei. Prej atëherë, më shumë se 167 milionë raste të infektimit dhe 3.4 milionë vdekje janë raportuar në gjithë botën. Në mars të këtij viti, OBSH-ja ka publikuar një raport të shkruar edhe me shkencëtarët kineë për origjinën e koronavirusit, duke thënë se mundësitë e nisjes së tij në laborator janë “jashtëzakonisht të vogla”. Megjithatë, OBSH-ja e pati pranuar se ka nevojë për studime shtesë. Mirëpo pyetjet kanë vazhduar të qarkullojnë dhe disa raportime që u janë atribuuar burimeve të inteligjencës amerikane thonë se tre anëtarë të Institutit të Vuhanit për Virologji janë shtruar në spital në nëntor të vitit 2019, disa javë para se Kina të raportonte rastin e parë të infektimit në komunitet.

Kontrolloni gjithashtu

Nagip Arifi:

Nagip Arifi: Qytetarët e Bujanocit do të votojnë pavarësisht thirrjeve përçarëse të Albin Kurtit

Kandidati për kryetar të Komunës së Bujanocit nga Partia Demokratike, Nagip Arifi, ka komentuar lidhur …