Bilall Sherifi: Fatmir Limaj do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të Nismës në zgjedhjet e sotme

Bilall Sherifi: Fatmir Limaj do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të Nismës në zgjedhjet e sotme

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka njoftuar se kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, do të jetë kandidati i vetëm për kryetar në zgjedhjet e brendshme që do të mbahen sot (e shtunë). Sherifi këtë e ka bërë me dije, derisa është sqaruar edhe për rënien e Nismës në zgjedhjet e fundit parlamentare. “Aktualisht vetëm z. Limaj do të jetë kandidat për kryetar të partisë”. “Kur një parti politike arrin të marrë 50% të elektoratit dhe një iniciativë qytetare, të mos i hyjë në hak iniciativës Vjosa, sepse sigurisht edhe kontributi i listës së saj ia solli Vetëvendosjes 50%. Kur një grupim politik arrijnë të marrë 50%, natyrisht që do të dëmtohen ato parti që kanë bërë 70% të zgjedhjeve. 25% e partive të tjera kanë shkuar tek Vetëvendosja”, ka thënë Bilall Sherifi.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani: Shkelje e rëndë e vullnetit qytetar dhe e demokracisë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Burim Ramadani, ka reaguar me tone …