Edhe ish-avokati tjetër i Ante Gotovinës, Luka Misetiq caktohet mbrojtës për ish-kryetarin, Hashim Thaçi

Edhe ish-avokati tjetër i Ante Gotovinës, Luka Misetiq caktohet mbrojtës për ish-kryetarin, Hashim Thaçi

Edhe një ish-avokat i gjeneralit kroat Gotovina do të jetë tash e tutje në ekipin mbrojtës të ish-kryetarit Thaçi në Gjykatën Speciale. Bëhet fjalë për Luka Misetiq, avokatin kroato-amerikan që kishte mbrojtur në Gjykatën Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë, ish-gjeneralin kroat, Ante Gotovina, deri në shpalljen e pafajësisë së tij. Ky do të jetë avokati i dytë në ekipin e Thaçit i cili ka qenë i përfshirë në mbrojtjen e Gotovinës, pasi që para disa ditësh, si zëvendësues i David Hooper, u caktua avokati Gregory Keohe, po ashtu ish-avokat i gjeneralit kroat. Misetiq në Speciale do ta ketë rolin e bashkëpunëtorit kryesor të Keohesm. Me të parashtruar kërkesën, Keohe ia ka përcjellë regjistrit të Speciales të gjitha dokumentacionet e nevojshme  të Misetiqit, i cili menjëherë është akredituar në listën e avokatëve mbrojtës që përfaqësojnë palë në Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri Ejup Maqedonci merr pjesë në ministerialin e iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut në Sarajevë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, po qëndron në Sarajevë për të marrë pjesë …