leoni

Izet Haxhia: Si dhe pse u zhduk Remzi Hoxha nga regjimi i Sali Berishës

Izet Haxhia: Si dhe pse u zhduk Remzi Hoxha nga regjimi i Sali Berishës

DITA ka publikuar sot një intervistë me Ardian Hoxhën, djalin e Remzi Hoxhës, me temë shpalljen non grata të Sali Berishës nga DASH.

Në tetor 2015, Izet Haxhia i ka dërguar një letër të hapur në gazetën DITA Ardian Hoxhës, djalit të Remzi Hoxhës të zhdukur pa gjurmë në 1995.

Remzi Hoxha u mbajt dhe u torturua në bazën e Vainit në Lezhë.

Haxhia, ish-shoqërues dhe njeri i afërt i Sali Berishës nga fillimet e pluralizmit deri në grushtin e shtetit të shtatorit 1998, thotë se trupi i Remzi Hoxhës pas vdekjes në tortura është hedhur në det.

Më poshtë pjesë nga letra e z.Haxhia botuar sot në DITA:

“Ardian, lexova intervistën tënde në gazetën DITA dhe ndihem i prekur. Ti je rritur pa babain tënd, ashtu si fëmijët e mij janë rritur pa mua. Unë ju drejtohem juve si një baba që ka me vite që nuk takon fëmijët e tij, për shkak të njëjtit person që juve ju ka bërë të kërkoni të drejtën më të ligjshme në botë, një varr.

Babain tënd Ardian, e vrau shteti amë dhe veglat e shërbimeve sekrete fqinje. E vranë sepse ishte një nacionalist. Dhe më e tmerrshmja, pasi e vranë në tortura mizore, trupin e tij të pajetë e hodhën në det. Pse? Sepse Remzi Hoxha ishte një dëshmitar i tradhëtisë së tyre ndaj atdheut dhe shqiptarizmit.

Unë nuk gjej fjalë t’ju ngushëlloj juve, por vetëm një apel kisha për shtetin shqiptar sot: Kumbaron dhe Sefgjinin t’i çojë para drejtësisë qoftë edhe me statusin e të penduarit. Vrasja dhe zhdukja e kufomës së Remzi Hoxhës është një njollë e zezë në historinë e shtetit shqiptar. Është në nderin e kësaj qeverie që të vejë në vend sadopak dinjitetin e këtij shteti duke e zbardhur këtë krim makabër…”

Më herët në intervistat e tij në DITA, Haxhia ka folur mbi vitet që shenjuan rritjen e UÇK-së dhe sjelljen e shtetit shqiptar ndaj lëvizjes së armatosur që kulmoi me pavarësinë e Kosovës.

“Në atë kohë ishte një blasfemi e madhe të ishe pjesëtar i këtyre grupeve. SHIK u kthye në një gjuetar shtrigash ndaj tyre. Në një moment u bë i pamundur vazhdimi i veprimtarisë së këtyre në Shqipëri dhe shumica u detyruan të largoheshin ilegalisht në Kosovë apo në Perëndim.

Vetëm vite më vonë, kur filloi lufta çlirimtare, njerëz që qarkulluan atë kohë në Shqipëri dolën haptazi që ishin pjesë e UÇK-së. Më përpara kishin frikë e druheshin se dekonspiroheshin nga SHIK-u shqiptar.

Berisha ka qenë pengesa kryesore për veprimtarinë e tyre. Kur lufta çlirimtare e UÇK-së u bë e njohur në gjithë botën e fitoi dashurinë e gjithë shqiptarëve, edhe Berisha e ktheu pllakën – dëshmon Haxhia.

Në dëshminë e parë të Haxhiajt për DITA mbi fatin e Remzi Hoxhës në 30 prill 2015, ish-truproja thotë:

“Arrestimi i Remzi Hoxhës është bërë me urdhër të Gazidedes, kjo është e sigurt. Atëherë mes nesh flitej se Remzi Hoxha kishte filmuar një takim të Berishës, Gligorovit e Millosheviçit në vilën Viljana në Ohër.

Që ka pasë një takim Berisha-Gligorov në atë vilë, kjo është e vërtetë. Nuk di për Milosheviçin, por ajo që më ka bërë përshtypje në atë takim është se asnjë nga shoqëruesit e Berishës nuk është lejuar të futet në brendësi të kësaj vile. Gjë që nuk na ka ndodhur kurrë në asnjë takim tjetër ndërkombëtar, madje as në Shtëpinë e Bardhë…

Remziu ka vdekur nga torturat në qelitë e SHIK-ut. Atë kohë qarkulluan nën zë dy variante për trupin: njëri, që u transportua në det afër Lezhës me lundër dhe u hodh atje dhe, i dyti, që kufoma u dogj dhe u varros diku në anën e pasme të Dajtit”.

Në intervistën e tij në DITA botuar numrin e djeshëm, Ardian Hoxha lidhur me këtë deklarim të parë të Haxhisë thotë se veç këtij takimi Remziu posedonte prova edhe për një takim tjetër:

“Jam në dijeni për këtë deklaratë dhe ai vetëm se ka konfirmuar diçka që ne e kemi ditur që në datën kur ka ndodhur, pra me 31 maj, 1993, ditë e hënë.

Ky ka qenë njeri fakt për të cilin është zhdukur babai im, dhe tjetri ishte takimi i Bashkim Gazidedes me Arkanin, dorën e djathtë të Sllobodan Millosheviçit, kryekriminelin serb, që masakroi me mijëra burra, gra e fëmijë shqiptare në Kosovë.

Bashkim Gazidede ishte djalë i tezes së Petrit Ames nga Dibra e Madhe, kurse Petriti ishte shok i ngushtë i Arkanit…”.

Ardian Hoxha ka pohuar gjithashtu 4 vite më parë se Berisha mori dijeni mbi provat që kishte Remzi Hoxha prej Pjetër Arbnorit.

“Urdhri për zhdukjen e babait tim ka ardhur nga udhëheqësit më të lartë shtetërorë të asaj kohe. E gjithë kjo u bë që të mos dalin në publik bizneset sekrete në mes udhëheqësve të lartë shtetëror të Shqipërisë dhe atyre të Serbisë, që më vonë i bëri publike edhe ish-kryetari i Malit të Zi, siç ishin furnizimet me naftë, armatim, etj.

Çfarë do të kishte skandal më të madh se Sali Berisha duke i shitur naftë dhe armatim Sllobodan Millosheviçit, ose takimit të Bashkim Gazidedes me Arkanin?

Këto informata i shkuan Sali Berishës përmes Pjetër Arbnorit, që ishte mik shumë i mirë i babait tim, dhe zyrës së LDK-së në Kosovë, të cilën e kishin njoftuar për këto takime. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …