Shefi i emergjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Dr. Michael Ryan ka bërë thirrje që të mos politizohet debati për origjinën e koronavirusit. Duke folur për pandeminë dhe shkaqet e saj, ai ka deklaruar se ka të ngjarë që të duhen “studime të shumta” për të përcaktuar burimin e vërtetë të koronavirusit, duke thënë se kompleksiteti në këtë mes sugjeron që kjo mund të mos jetë e mundur. Shefi i emergjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Dr. Michael Ryan tha se pretendimet e ditëve të fundit lidhur me origjinën e virusit, të nxitura nga urdhëri i Presidentit Joe Biden për agjencitë e zbulimit këtë javë mbi rinovimin e përpjekjeve të tyre për të hetuar burimin e koronavirusit, ishin kryesisht pa prova.

A photo taken in the late hours of August 17, 2020 shows a sign of the World Health Organization (WHO) at their headquarters in Geneva amid the COVID-19 outbreak, caused by the novel coronavirus. (Photo by Fabrice COFFRINI / AFP) (Photo by FABRICE COFFRINI/AFP via Getty Images)