leoni

AAK

AAK: Njohja e dokumenteve ilegale serbe, lëshim i rëndë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka quajtur lëshim të rëndë arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë që të lejohen edhe për një kohë letërnjoftimet e lëshuara nga strukturat ilegale serbe. Në një kumtesë për medie, AAK konsideron se njohja e këtyre dokumenteve të jashtëligjshme, paraqet edhe problem të sigurisë dhe është koncept krejtësisht i gabuar për integrimin e komunitetit serb në institucionet e Republikës së Kosovës. “Njoftimet se në Bruksel është arritur marrëveshja për validitetin e letërnjoftimeve ilegale të lëshuara edhe nga strukturat paralele serbe të Kosovës, qoftë edhe për një fazë, siç thuhet tranzicioni, është një lëshim tepër i rëndë i qeverisë së Kosovës. Për më tepër, kjo është lëshuarje pe ndaj kërkesave gjithnjë e më agresive të palës serbe në bisedimet e Brukselit”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese rrezikojnë besueshmërinë institucionale

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke …