Ambasada amerikane në Prishtinë, tregon se qëllimi i vizitës së Palmerit ishte më kërkesën për rifillimin e dialogut

Ambasada amerikane tregon se qëllimi i vizitës së Palmerit ishte lidhur me kërkesën për rifillimin e dialogut

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka falenderuar emisarin e posaçëm amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer për vizitën që e ka pasur në Kosovë. Ambasada amerikane ka thënë se Palmer në Kosovë ka kërkuar rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. “Faleminderit Zëvendës Ndihmës Sekretarit Matthew Palmer për vizitën e tij dhe takimet produktive me udhëheqësit e Kosovës, me kërkesën e përsëritur për partneritet midis dy vendeve tona dhe rifillim të dialogut të udhëhequr nga BE-ja”, thuhet në postimin e ambasadës në Twitter. Palmer, së bashku me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, kanë realizuar një vizitë dyditore në Kosovë, ku janë takuar me krerët më të lartë të institucioneve, si dhe me liderët e partive politike parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …