Greqia e mbështet rrugëtimin evropian të Kosovës por pozicioni i saj për mos ta njohur pavarësinë mbetet i pandryshuar

Greqia e mbështet rrugëtimin evropian por pozicioni i saj për mos ta njohur Kosovën mbetet i pandryshuar

Kohët e fundit Kosova me Greqinë kanë intensifikuar bashkëpunimin në disa fusha. Gjatë javës së ardhshme në Kosovë pritet të vijë edhe ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias. Ministria e Jashtme e Greqisë përmes një e-maili ka treguar arsyet e kësaj vizite, por ka përjashtuar mundësinë e njohjes së Kosovës si shtet. “Ministri i Jashtëm Dendias do ta vizitojë Kosovën në fillim të qershorit për arsye të formimit të qeverisë së re në Kosovë. Ju kujtojmë se Greqia po e mbështet rrugëtimin evropian të Kosovës dhe në këtë kontekst po e mbështet edhe liberalizimin e vizave. Greqia po ashtu kontribuon në Kosovë me një numër të caktuar të ushtarëve në kuadër të KFOR-it. Por siç e dini, Greqia nuk e njeh Kosovën dhe pozicioni i saj mbetet i pandryshuar”, thuhet në një reagim të MPJ-së greke.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …