Matthew Palmer emërohet mbikëqyrës programin e reformës zgjedhore në Bosnje dhe Hercegovinë

Matthew Palmer: Sivjet mund të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari serb Aleksandar Vuçiqi, sivjet mund të nënshkruajnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Ndërsa kur bëhet fjalë për kufijtë dhe territoret, Palmer nuk e sheh këtë si një çështje për të cilën Kosova është e gatshme të angazhohet. Në të njëjtën kohë, diplomati amerikan thotë se Shtetet e Bashkuara inkurajojnë, siç kanë bërë deri më tani, zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit. Ai mendon se është absolutisht e mundur që gjatë këtij viti të nënshkruajnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Tutje theksoi se qëllimi i dialogut është normalizimi i plotë i marrëdhënieve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar betejën e Çabratit në përvjetorin e saj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar betejën e Çabratit në …