Koreja Veriore ka konfirmuar vdekjen e parë me koronavirus, pas mbylljes së kufijve prej fillimit të vitit 2020

Hancock: Varianti indian i koronavirusit është 40 për qind më i transmetueshëm se sa varianti i parë i covid-19

Ministri i Shëndetësisë së Mbretërisë së Bashkuar, Matt Hancock ka tërhequr vërejtjen se varianti indian i koronavirusit është 40 për qind më i transmetueshëm se sa varianti i parë i covid-19, i shfaqur për herë të parë në fund të vitit 2019 në Kinë. Ai ka deklaruar për “Sky News” se shifra prej rreth 40 për qind më i transmetueshëm, realisht është e dhëna e fundit që ka marrë pas analizave që ka kryer grupi i shkencëtarëve, që këshillon Qeverinë britanike. Ndërkohë,  Zyra e Shëndetit Publik në Angli ka bërë të ditur se varianti “Delta” tashmë është variant dominues i virusit korona në Britani të Madhe. Përhapja e variantit indian të koronavirusit, ka rritur shqetësimet në Britani, shtet që ka paraparë që më 21 qershor të heqë masat kufizuese kundër pandemisë.

Kontrolloni gjithashtu

Policia e Kosovës hedh poshtë lajmet për të shtëna në brezin kufitar: “Dezinformatë nga mediat serbe”

Policia e Kosovës ka sqaruar se raportimet e fundit në mediat serbe për të shtëna …