Dogana lehtëson udhëtimin e bashkatdhetarëve

Gjatë të premtes dhe të shtunës, për të pushuar në Shqipëri vetëm nga pika kufitare në Vermicë kanë shkuar mbi 40 mijë qytetarë nga Kosova

Nga të dhënat e pikës doganore me Shqipërinë në Vërmicë, mësohet se vetëm më 4 dhe 5 qershor, janë mbi 40 mijë qytetar të Kosovës që janë nisur drejt plazheve të detit Adriatik e Jonë për të pushuar. Gjatë këtyre dy ditëve, të premten e të shtunën, nëpër pikën doganore të Vërmicës kanë kaluar 41 mijë e 146 persona dhe 12 mijë automjete. Policia e Shqipërisë njofton gjithashtu se tri rajonet kufitare gjatë këtyre dy ditëve kanë kaluar gjithsej 23 mijë e 3 vetura me 74 mijë e 567 persona. Ndërkohë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Shqipërisë, nuk kanë asnjë kufizim qoftë për test COVID-19 apo ndonjë dokument të veçantë.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …