Xhelal Sevçla

Ministri, Sveçla, e quan “bandit” luftëtarin dhe invalidin e luftës, familjarin e tre dëshmorëve, Faik Fazliu

Ministri i Albin Kurtit, Xhelal Sveçla, e ka quajtur bandit luftëtarin dhe invalidin e luftës së UÇK-së, familjarin e tre dëshmorëve, të kombit,  Faik Fazliu, i cili ishte arrestuar pa asnjë shkas nga policia,  në Prizren dhe më pas ishte liruar.

Ky zyrtar ministër, me gjuhën e tij të papërmbajtur kundër luftëtarëve të lirisë, dhe kërcënimin se tani e tutje, prej kur Vetëvendosja ka marrë pushtetin, do të zbatohet ligji sipas perceptimit dhe selektimit të tij, me rastin e arrestimit të një grupi trafikantësh të drogës, një muaj më parë në Lypjan, arrestimin e grupit ia kishte përshkruar ministrisë së tij, ndërsa ambasada amerikane në Tiranë kishte njoftuar opinionin se inspektorët amerikanë e kishin përcjellë grupin deri në destinim dhe e kishin arrestuar.

Në kohën e pandemisë, ky ministër zevzek e kishte kërcënuar me arrestim, kryetarin e AKR-së, Behxhet Pacolli, sepse kishte hyrë në Kosovë me avionin e tij pa iu nënshtruar karantinimit.

Është e pafalshme për krerët e organizatave të luftës së UÇK-së, të cilat për këtë dhe raste si këto mjaftohen me një paraqitje verbale për mediet dhe vazhdojnë gjumin pacifist, pikërisht në kohën kur fushata kundër UÇK-së po shënon një agresivitet dhe fyerje që ia kalon sulmeve të Serbisë, që mund të sjellë pasoja të paparashikueshme. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

R.Shala: FADIL VATA, një kujtim më ndryshe

a ) –  Fadil  Vata , gjatë vitit shkollor  1979 / 80 , në QAMO …