leoni

Enver Hoxhaj e përkrah mbajtjen e konventës zgjedhore në këtë muaj nga e cila do të dilte edhe kryetari i ri i PDK-së

Enver Hoxhaj e përkrah mbajtjen e konventës zgjedhore në këtë muaj nga e cila do të dilte edhe kryetari i ri i PDK-së

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar se përkrah mbajtjen e konventës zgjedhore të kësaj partie gjatë qershorit. “Kam vizituar këto ditë degët e PDK-së dhe ka një kërkesë prej strukturave që PDK-ja duhet të hapet si reflektim i rezultatit zgjedhor, duhet profilizuar duke sjell njerëz të rinj, duhet riorganizuar politikisht me një platformë të re politike. Duhet riorganizuar edhe në planin organizativ, që të ndodhë një ndryshim. Në pikëpamjen time si Ushtrues detyre i kryetarit kjo do të duhej të kulmonte me një konventë që duhet të mbahej këtij muaji”, është shprehur Hoxhaj. Ai ka thënë se nga kjo konventë do të duhej të dilte edhe kryetari i ri i PDK-së por nuk ka konfirmuar nëse do të jetë vet kandidat për kryetar të partisë.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Me gjak u ndërtua shteti, sot po e shkatërrojnë me pagat e tij

Komandanti i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit, …