Prof. Avdi Gjata

Avdi Gjata: Veton Surroi, e kaluara nuk fshihet as për mendje e as për “madhësinë” tënde!?..

Pas arrestimit të krerëve të UÇK-së në Hagë z. Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Salih Mustafën, Nasim Haradinajn e Hysni Gucatin, nostalgjiku “shqiptar” tashmë i njohur për opininin z. Veton Surroi për idetë e ti publike siç është UJDI (Udruzenje Jugoslovense Demokratske Iniciative) në vitet 1989 si edhe për teorinë 200 vjeçare sllave: Juzno Sloveni Ujedinite, vazhdon me teorinë e tij të shkruaj e gëzohet për burgosjen e UÇK-së, forcës së popullit, çlirimit, Lirisë, heronjve, dëshmorëve, invalidëve, familjeve të dëshmorëve, shtetit të Kosovës, Pavarësisë e njohjes Ndërkombëtare të Kosovës. Z. Veton Surroi ju dhe shokët tuaj, ju dhe ithtarët tuaj, ju dhe nostalgjikët e himnit: Hej Jugoslloveni dhe pse Kosova vazhdon të ballafaqohet me probleme politike e shoqërore, mund të shpresoni kot së koti se shteti i Kosovës tashmë është realitet pajtoheni apo nuk pajtoheni ju e klika e juaj e nojohur për Jugosllavinë e vdekur. Z. Veton Surroi, ju jeni ata që jeni.

 Ti një hulumtues me imunitetin jugosllav qe ke lenë gjurmë e nuk fshihen në ato gazetat e LK, sado që ndoshta ke dëshire të kishe bërë shumë korrigjime në to …! Por, ato janë tashmë publike edhe nëpër biblioteka, edhe dihet vlera e tyre për interesa kombëtare që po të “dhemb” zemra. E gjithashtu dihet edhe jehona e pushkëve të dy drenicasve që për fat keq tëndin do të kthehen nga Haga. Ke me u mundu me i gëlltit shkarravinat për çobanet e Drenicës. Kam qëlluar njëherë në Drenas kur ka ardhur si njeri i besueshëm i pushtetit dhe anëtar i besueshëm i LKJ Rexhai Surroi. Ishte viti 1968 babai yt tashme i ndjeri Rexhai Surroi dhe përveç tjerash pati thënë në atë takim partie: në Drenicë kemi gjetur strehim sa here që kemi qenë ne rrezik! Këtë e kanë thënë e vazhdojnë ta thonë edhe krejt popullsisë e Llapit kur kanë qenë të detyruar me ik nga ushtria Serbe në vitet 1912-13, në Luftën e Parë Botërore nga Bullgarët, në kohën mes dy luftërave botërore që iu bashkuan edhe Lëvizjes Kaçakë si edhe gjatë luftës së Dytë e besa deri më sot.

Këtu ka krisur gjithherë pushka për liri! Ka qenë një koordinim qe ka dridhur ne vazhdimësi politiken okupuese jugosllave, në mes çobanëve dhe intelektualeve drenicas të cilët kanë qenë të lidhur si mishi dhe ashti, Kjo shprehje poetike e babës tendë shkrimtar. Edhe aj vet si partizan jugosllav ishte strehuar e ushqyer nga barinjtë drenicas dhe shoqëruar nga intelektual drenicas je djali i tij! Ta përgojosh një pjesë të Kosovës nuk ke “kaçik” ! Ti mund të përplasesh me dy komandantët në Hagë por tash nuk mund të ndikosh e urdhërosh te vlerësohen me kriteret tua nëse ke far kriteri. Kur u takojshe me ta, duke shpresuar në pozitat: president ose ambasador i zgjidhshi fjalët me kujdes dhe bëje lajka deri në pozita qesharake. Ti mund të vazhdosh të lutesh dhe të punofsh që ata të mos kthehen, por si gjithherë për hyzmeqarët e tillë janë munduar e shkarravitur me i fshi faktet e ato mbesin!

 Pra përplasi veprimet tua   ”intelektuale” me bëmat e tyre luftuese e jo ta nënçmosh Drenicën prej Shaqir Smakes kur ia ka kthye pushkën shkaut deri te Adem Jashari dhe komandantet që po të pengojnë. Z. Veton Surroi, Morali gazetaresk është i krijuar dhe nuk duhet keqpërdorur. AI përmban norma të cilat shoqëria i merrr si të domosdoshme për ekzistencën e vet në të cilën realizon vlerat e caktuara të informimit dhe kështu shoqëria bënë trysninë mbi individin e kësaj radhe për UÇK-në pasi është i nevojshëm për realizimin e idealeve të popullit apo më mirë me thënë të shqiptarëve. Politika e Voton Surroit dhe e oborrtarëve të tij është thjesht politika e përçarjes kombëtare, politika e ndasive krahinore, politika e nxitjes së urrejtjes, politika e shantazhit, dhe kërcënimit, politika e mohimit të vlerave më të mëdha të popullit siç është edhe UÇK-ja me udhëheqësit e saj. Kjo sjellje është edhe politikë e antikulturës, politika njerëzve pa atdhe, pa besë, pa burrëri, pa nder dhe pa ideal tjetër veçse paranë për ti plotësuar sovranit Serbisë premtimin dhe besën që ia ka dhënë si familje me babanë e Vetonin me Flaka Surroin. Shumë keq. O burrë, lexoje pak historinë si duhet dhe mos e dhuno veten sikur ke harruar faktet e se nuk je duke e marr vesh dhe nuk po i sheh zotrote! Më 8.06.2021.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …