Albin Kurti: Kosova duhet ta padisë Serbinë për gjenocidin e kryer para 22 viteve

Organizata e Veteranëve të Luftës: Ministrat e Qeverisë Kurti që fyen UÇK-në nuk ia dinë vlerën lirisë

Organizata e Veteranëve të Luftës ka mbajtur marsh protestues para qeverisë së Kosovës, për siç thonë ata fyerjet që janë bërë në drejtim të UÇK-së dhe në shenjë pakënaqësie me gjykimin në Hagë të ish-krerëve dhe pjesëtarve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protestuesit me vete përveç flamujve të UÇK-së kishin edhe fotografitë e luftëtarëve të lirisë që po gjykohen në Hagë si Kadri Veselit, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e të tjerëve. Sekretari i OVL-së, Faton Klinaku tha se populli i Kosovës po përballet me shumë sfida, për shkak se EULEX, UNMIK, e tani edhe Specialja kanë gjykuar dhe po gjykojnë vetëm shqiptarët, dhe jo serbët për krimet e kryera në Kosovë. Madje ai tha se ministrat e Qeverisë Kurti që folën keq për UÇK-në, nuk ia dinë vlerën lirisë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani: Shkelje e rëndë e vullnetit qytetar dhe e demokracisë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Burim Ramadani, ka reaguar me tone …