Brickos

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Ishte një dështim i plotë, takimi i kryeministrit, Albin Kurti, me kryetarin serb, Vuçiq

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur dështim të plotë takimin e  kryeministrit, Albin Kurti me kryetarin  e Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili është mbajtur sot në Bruksel. Haradinaj ka shkruar se njohja e Kosovës nga Serbia nuk është prioritet i parë i kryeministrit Kurti. Është e habitshme, pse njohja e Kosovës nuk është prioritet i tij. Prioritet i parë i tij na qenka shndërrimi i CEFTA-s në SEFTA dhe krejt kjo është qesharake. Ashtu si edhe prioriteti i dytë, marrëveshja për paqe mes dy vendeve, e po ashtu edhe qasja për të pagjeturit. Njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog. Njohja nënkupton edhe paqen, edhe statusin më të avancuar ekonomik, por edhe hap shtigje për zbulimin e të vërtetës për të pagjeturit. Kjo qasje për të biseduar për tema, pa e njohur shtetet njëra tjetrën, siç kishte ndodhur më parë në procesin e dialogut, nuk ka rezultate, e në këtë fazë është edhe e rrezikshme për vendin ka saktësuar, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …