Sot në Prishtinë lansohet Bordi i Shkëmbimit Arsimor në mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës

Sot në Prishtinë lansohet Bordi i Shkëmbimit Arsimor në mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, njofton mbi themelimin e Bordit të Shkëmbimit Arsimor Shtetet e Bashkuara të Amerikës-Kosovë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në emër të Byrosë për Çështje Arsimoro-Kulturore të Departamentit të Shtetit, në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, do ta shënojë themelimin e United States-Kosovo Educational Exchange Board, apo Bordit të Shkëmbimit Arsimor Shtetet e Bashkuara të Amerikës-Kosovë, të enjten, më 17 qershor 2021, në orën 15:00 CEST (koha lokale në Kosovë). Ngjarja e themelimit të USKEB-it do të mbahet virtualisht dhe do të transmetohet drejtpërdrejt përmes faqes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

BE shpërndan 158.9 milionë euro për Ballkanin Perëndimor nga Plani i Rritjes

Komisioni Evropian ka miratuar një pagesë të re prej 158.9 milionë eurosh në kuadër të …