Sipas Odës së Infermierëve dhe Mamive zvogëlimi i numrit të infermierëve është lajm i keq

Sipas Odës së Infermierëve dhe Mamive zvogëlimi i numrit të infermierëve nga Ministria e Shëndetësisë është lajm i keq

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë të Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të shqyrtojë vendimin për ndërprerjen e kontratës për mbi 300 infermierë dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë që ishin punësuar me ndihmën e Bankës Botërore. Përmes një komunikate për medie, ata thonë se zvogëlimi i numrit të infermierëve është lajm i keq. Rreth 360 infermierë që ishin punësuar për shkak të pandemisë kanë protestuar para Klinikës Infektive.  Atyre nuk do t’iu vazhdohet kontrata nga Ministria e Shëndetësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Jonas Westerlund: Institucionet të formohen sa më shpejt, 2026-ta mund të jetë vit i mirë për Kosovën

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka theksuar nevojën urgjente për formimin e institucioneve …