Brickos

Vazhdon të injorohet letra e ish-gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simmons edhe nga Qeveria Kurti

Vazhdon të injorohet letra e ish-gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simmons edhe nga Qeveria Kurti

Më 3 qershor të këtij viti   ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Sejmmons i ka dërguar kryeministrit Albin Kurti një   letër  prej 25 faqesh  lidhur me shkeljet dhe abuzimit e këtij misioni, krejtësisht antishqiptar.

Sejmmons me këtë rast  ia ka drejtuar kryeministrit Kurti, një pjesë të dëshmisë së tij për skandalet e kryera nga misioni i BE-së për sundim të ligjit. Mbi këtë bazë, ka kërkuar të raportojë në Kuvendin e Kosovës për të gjitha këto pretendime. Dëshminë e Sejmmonsit drejtuar kryeministrit, i ka siguruar Radio Telecizioni i Kosovës, të cilin edhe e ka publikuar Aty, përveç ndikimeve politike, bashkëpunimit të EULEX-it me prokurorinë në Beograd, Simmons jep detaje dhe shpreh dilema për punën e Gjykatës Speciale. Deri më tani, nga qeveria nuk janë përgjigjur në këtë letër të Malcolm Simmons.

Ishte prokurori i parë i specializuar i Gjykatës Speciale në Hagë. Por, në këtë pozitë, David Shvendiman nuk qëndroi më shumë se dy vjet.

Asokohe kishte thënë se po jepte dorëheqje për shkak të zbatimit të ligjeve amerikane, që sipas tij nuk ia lejonin mbajtjen e kësaj pozite më gjatë.

Por, është ish-kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, që po dëshmon e dokumenton  se pas largimit të z. Shwendiman fshihet edhe diçka tjetër.

Në dëshminë e tij Sejmmons ka shkruar se Shvendiman ishte përjashtuar për shkak se nuk kishte gjetur prova për krerët e UÇK-së.

Gjykata Speciale ishte mbështetur nga ndërkombëtarët, për tu afruar me Serbinë pasi këta të fundit, nuk besonin në Gjykatat e Kosovës.

“Pas themelimit të Dhomave të Veçanta të Kosovës, fillova të dëgjoja thashetheme që qarkullonin te menaxhmenti i lartë dhe që bënin me dije  se Brukseli nuk ishte i kënaqur me prokurorin e Dhomave të Veçanta, Dejvid Shvendeman, sepse zyra e tij nuk kishte ngritur aktakuza. Insinuata në atë kohë ishte se zyra e prokurorit kishte menduar se provat kundër disa anëtarëve të profilit të lartë të UÇK-së ishin të pamjaftueshme. Isha i informuar se diskutimet vazhdonin në Bruksel me pikëpamjet që z. Shvendenman të zëvendësohej nga një person tjetër që do të mund t`i besohej.”, thuhet fillimisht në dëshminë e Malcolm Sejmmonsit.

 

Në letrën që e dërgoi më 3 qershor, Malcom Simmons tregon deri në detaje pretendimet për keqpërdorime të EULEX’it në raste të ndryshme kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Me kërkesën që të raportojë në Kuvend, Simmons ia ka bërë të ditur Albin Kurtit, se dhjetëra dosje prokurorët e EULEX’it i kishin dërguar te Prokuroria e Beogradit, por  atij nuki i kishin lejura qasje në ato dokumente.

“Para caktimit tim si kryetar i gjyqtarëve të EULEX’it, isha në dijeni për diskutimet brenda EULEX-it në lidhje me transferimin e dosjeve te autoritetet prokuroriale të Serbisë. Unë gjithashtu isha në dijeni për bisedimet e vazhdueshme ndërmjet prokurorëve të EULEX-it dhe atyre të Serbisë. Në të vërtetë, prokurorët e EULEX-it udhëtonin në Serbi në shumë raste, për t`i diskutuar lëndët me prokurorët serbë. Kur u bëra kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it në vitin  2014, zbulova që me dhjetëra dosje të krimeve të luftës u ishin dorëzuar autoriteteve prokuroriale në Serbi.”, i ka shkruar tutje Simmons.

 

Në letrën e tij, ish-gjyqtari flet për ndikime politike në rastin Kleçka, Drenica dhe atë të Oliver Ivanoviqit. Të gjithë gjyqtarët që nuk respektonin urdhrat nga lartë, që vinin nga Brukseli, të njëjtit akuzoheshin për korrupsion.

Gjithçka në EULEX, varej për ta çuar përpara dialogun Kosovë-Serbi.

“Ekzistonin po ashtu objektiva të qarta politike të misionit. Për komunitetin ndërkombëtar, prioritet u bënë marrëdhëniet me Serbinë dhe shtyrja përpara e dialogut Prishtinë-Beograd. Ata që e pengonin procesin shiheshin si obstruksionistë që duhej të largoheshin nga pozitat me pushtet dhe ndikim.

Gjyqtarët e EULEX-it ishin mjeti për ta arritur këtë. Ajo që nuk mund të arrihej me anë të dialogut politik, do të arrihej përmes procesit të shtrembëruar gjyqësor. Këtu përfshiheshin personat e tërë spektrit politik, jo vetëm ish-komandantët e UÇK-së, por edhe politikanët e popullarizuar.”, thuhet në letër.

Deri më tani nga Qeveria nuk ka kthyer përgjigje për letrën e Malcom Simmons, përderisa ai është në pritje të një përgjigjeje edhe nga Komisioni për Legjislacion, thuhet në publikimin e RTK-së

Ka më shumë se një vit, që ish gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Sajmons po mundohet ta bind politikën aktuale se raporti i tij ka të dhëna e dëshmi të shumta që nxjerrin në sipërfaqe keqpërdorimet, abuzimet dhe deformimet e shumta që janë bërë dhe po bëhen nga ky mision, i cili nuk gëzon respektin e asnjë shqiptari liridashës në Kosovës. Në të gjitha sondazhet e deritanishme, ky mision është i fundit për nga besueshmëria, me faktin se dihet bashkëpunimi me Beogradin zyrtar dhe orientimi i njëanshëm deri edhe fanatik kundër krerëve të luftës së UÇK-së.

Zyrtarët përgjegjës të ish Qeverisë Hoti nuk kishin pranuar të hapej debati për EULEX-in në Kuvendin e Kosovës, për shkak të mirësjelljes dhe mirëkuptimit që kishte për këtë mision të vendosur arbitrarisht nga Bashkimi Evropian.

Në kohën kur ishte në opozitë, Vetëvendosja kishte qëndrim të fortë kundër veprimeve të EULEX-it. Madje kundër këtij misioni kishte organizuar edhe sa e sa protesta jo vetëm paqësore. Janë dënuar me burg dhe me të holla sa e sa aktivistë për veprimet e tilla kundër këtij misioni.

Po kështu është pritur që Qeveria Kurti, sapo të marrë përgjegjësitë  të debatojnë për këtë mision dhe të marrë qëndrim për të mos ia zgjatur mandatin.

Por nuk doli ashtu sikur  kishte premtuar Albin Kurti dhe sikur i kishte mashtruar mijëra protestues, jo vetëm me rastin e EULEX-it, por edhe për demarkacionin me Malin e Zi për “Zajednicën”, të cilën tashmë por e emërton në gjuhën shqipe e sa sa mashtrime të tjera.

Tani, Vjosa dhe Albini i kanë kryer detyrat me Kohë. Vjosa Osmani, si kryetare e vendit, i ka dërguar  Brukselit një letër për zgjatjen e pranisë së këtij misioni në Kosovë  edhe për dy vite, ndërsa Albin Kurti ka nënshkruar vazhdimin e punës së tij.

EULEX-i, tashmë dihet botërisht se   ka dënuar dhe dënon vetëm luftëtarë të UÇK-së dhe tani është vënë në shërbim të Gjykatës Speciale, për të arrestuar me virulencë e arrogancë të dyshuarit e kësaj Gjykate.

Rasti i fundit në nëntor të vitit 2020 ka treguar fytyrën e vërtetë të këtij misioni me rastin e  arrestimit të krerëve të UÇK-së.

Tani Qeveria Kurti, meqë i ka shkelur premtimet i ka injoruar protestuesit, me faktin se ndodhet në pozitë, ia ka kthyer ndryshe, sepse nuk është më opozitë, nuk mund të armiqësohet me EULEX-in për hir të mijëra protestuesve, aq më pak për krerët e UÇK-së, meqë tani duhet bërë përpjekje për të qëndruar sa më shumë në pushtet duke ruajtur status-quonë.

Po kështu nuk do t’ ia ketë ngenë as ish gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Sajmmons, i cili ka kohë që në Kosovë po e shpreh  zërin e ndërgjegjes së tij, zërin e një gjyqtari të drejtë dhe pa korruptuar, i cili po përpiqet të hedh në dritë të vërtetën për EULEX-n duke qenë një kohë të gjatë brenda këtij misioni madje edhe në detyra tejet të larta.

Injorimi që regjimet në Kosovë i kanë bërë dhe po i bëjnë këtij zëri të ndërgjegjësuar, këtij miku të madh të së vërtetës e së drejtës, është injorim i lirisë të Kosovës dhe i luftës së shenjtë për çlirim kombëtar.

Mos përfillja e këtij misionari të së drejtës, i qet hije të zezë jo vetëm politikave aktuale në Kosovë por edhe çlirimtarëve të vendit, veteranëve të përgjumur e të lodhur, të cilët nuk po tregojnë interesim që ky zë të dëgjohet në Kuvend, për të mësuar opinioni i brendshëm dhe i jashtëm se kush e ka shkelur dhe kush po e shkel ligjin, në emër të drejtësisë ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Altin B. Mavraj: Organizohen homazhe, në 25 vjetorin e rënies të dëshmorit të kombit Milazim Mavraj, i njohur me nofkën “Çeçeni”

Në 25 vjetorin e rënies të dëshmorit të kombit Milazim Mavraj, i njohur me nofkën …