Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Java e kaluar ishte mjerimi politik i Qeverisë, Kurti të sillet më përgjegjësi shtetërore në takim në Paris

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti për paraqitjen e tij në takimin e parë në kuadër të rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi. Hoxhaj përmes një publikimi në rrjetin social ka deklaruar se java e kaluar shënoi mjerimin politik të kësaj Qeverie, duke thënë se këtë “me cirkuset e tij diplomatike e manifestoi Albin Kurti”. “Në vend të njohjes nga Serbia, në Vjenë ai kërkoi mos sulmimin nga ajo. Në vend se të zotohet për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit dhe forcimin ekonomik të vendit, mohoi ligjshmërinë e saj”, shkroi ai. Hoxhaj njëashtu tha se pret nga Kurti që të sillet me përgjegjshmëri shtetërore dhe institucional në takimin që do të zhvillohet në Paris me kryetarin Macron.

Kontrolloni gjithashtu

Shkupi ngrihet për çlirimtarët: Marshim në mbështetje të katërshes së UÇK-së para verdiktit në Hagë

Forumi Rinor Shqiptar ka paralajmëruar një marshim në Shkup, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së …