Nisin punimet për ndërtimin e pendës se ujitjes ne fshatin Vranoc i Vogel

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me nënkryetarin Sami Cacaj, ekzekutivin komunal dhe banorë të fshatit Vranoc i vogël, kanë nisur punimet për ndërtimin e pendës për ujitje në fshatin Vranoc i vogël. Për banorët e këtij lokaliteti ndërtimi i kësaj pende zgjidh një her e përgjithmonë problemin e ujitjes së tokave bujqësore sepse banorët e këtij lokaliteti kryesisht merren me bujqësi. Kryetari Ramosaj, tha se një premtim i dhënë për këta banorë tashmë do të shndërrohet në realitet, fillimin e këtyre punimeve konsideroi si një nisme e mbarë që banorëve të këtij lokaliteti te ua mundësojmë ujitjen e tokave duke e rritur edhe zhvillimin e bujqësisë në këtë lokalitet.

Vlera e këtij projekti kapë shifrën 131.118,73€ ndërsa punimet do të kryhen nga VB.TOFAJ-JUNIK sipas dinamikes së paraparë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi ofron mbështetje për gratë në sektorin e bujqësisë, në punët artizanale në politikë e vendimmarrje

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka takuar gra nga pjesë të ndryshme …