Komuna e Vitisë përfituese e programit USAID/KEGA

Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Viti, Ajet Sallahu dhe Drejtoresha për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, Majlinda Ostrogllava kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të programit USAID për qeverisje ekonomike në Kosovë (KEGA). Gjatë këtij takimi ata janë njoftuar që komuna e Vitisë, është përfituese e projektit që parashikon mbështetje në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje me fokus të veçantë në informim dhe vetëdijesimin e qytetarëve si dhe mbështetje në procesin e shqyrtimit të progresit dhe menaxhimin e të dhënave përmes realizimit të kontakteve të rregullta në zyrat komunale. Përndryshe ky projekt është në mbështetje dhe bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

Kontrolloni gjithashtu

Në Llukë të Epërme u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Sot në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të …