Brickos

Në Shkup po zhvillohen protesta të fuqishme kundër Qeverisë dhe kryetarit të Maqedonisë

Në Shkup po zhvillohen protesta të fuqishme kundër Qeverisë dhe kryetarit të Maqedonisë

Për të nëntën ditë me radhë, në Shkup të Maqedonisë po zhvillohen protesta kundër qeverisë. Qytetarët dolën në rrugë pas vendimit të kryetarit të vendit, Gjorgje Ivanov, i cili ka kërkura që të amnistohen të gjithë politikanët që ishin në proces hetimor nga Prokuroria Speciale. Protestuesit bëjnë thirrje për revolucion, duke theksuar se huliganët nuk janë në mesin e tyre. Protesta nisi përpara zyrës së Bashkimit Evropian në Shkup për të vijuar më pas me ndërtesat qeveritare. Mijëra qytetarë kanë kërkuar dorëheqjen e mënjëhërshme të kryetarit, prolongimit të datës së zgjedhjeve, fomimit të një qeverie teknike që do ta përgatis vendin për zgjedhje, si dhe formimin e një Gjykate Speciale, e cila do të merret enkas me lëndët që i heton Prokuroria Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …