Dosjet e mbi 2500 dëshmi të mbledhura gjatë këtyre viteve për krimet serbe në Llap janë prova të mjaftueshme

Dosjet e mbi 2500 dëshmi të mbledhura gjatë këtyre viteve për krimet serbe në Llap janë prova të mjaftueshme

Kryetari i Shoqatës së të Zhdukurve dhe Viktimave të luftës, në Besianë,  Latif Mehmeti, thotë se ka prova të mjaftueshme që gjenerali serb, Millovan Bojoviq  të ndalohej me akuza për krime lufte. Vendimi i Gjykatës së Apelit për lirimin e ish-gjeneralit serb, Bojoviq, është kundërshtuar nga shqiptarët e kësaj ane të Kosovës. Dosjet dhe mbi 2500 dëshmi të mbledhura gjatë tërë këtyre viteve për krimet që u bënë në zonën e Llapit, janë prova të mjaftueshme. Bashkëfshatarët e mbajnë mend atë si gjeneral të  ushtrisë serbe. Gjatë vitit 1999 në shtëpinë e të tij gjendej shtabi dhe policët e ushtarët serbë.

Kryetari i  KMDLNJ-së, në Prishtinë, z. Behxhet Shala, thotë se mos-veprimi i institucioneve të drejtësisë në rastin e Bojoviqit tregon edhe njëherë mungesën e vullnetit politik që të hetohen personat, të cilët kishin përgjegjësi komanduese gjatë luftës. Gjykata e Apelit mori vendim që ta dëbojë Bojoviqin deri në pikën kufitare më të afërt dhe t’ia dorëzojë policisë kufitare të Serbisë, pas ankesës së mbrojtjes së tij dhe vlerësimit të ekspertizës. Bojoviq ishte dërguar në paraburgim me vendim të Gjykatës Themelore të Besianës për veprën penale, kalim i paautorizuar i vijës kufitare.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …