LDK

LDK i quan të vonuara thirrjet e Albin Kurtit, që aktivistët duhet t’i shërbejnë qytetarit e jo individit

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, i ka quajtur të vonuara thirrjet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se aktivistët duhet t’i shërbejnë qytetarit e jo individit. Halimi tha se të rinjtë për një dekadë frymuan nën urdhërat e tij duke përdorur i përdorur të gjitha teknikat e masmedias, propagandës e spektaklit vetëm e vetëm për të idealizuar imazhin e tij në heroik e adhurues. Ajo tha se partia e cila i shfrytëzon të rinjtë për të marrë pushtetin dhe më pas i braktisë duhet që t’iu kërkojë falje atyre. “Një parti politike e cila instrumentalizon të rinjtë për ‘kauza’, kur me të marrë pushtetin i braktisë të njëjtat, lideri i tillë duhet të kërkojë falje të rinjve dhe cilido aktivistë”, ka theksuar ajo

Kontrolloni gjithashtu

Paga e 13-të do të paguhet në fillim të vitit 2027

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se paga e 13-të për punonjësit e sektorit …