Kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka borxh 88 mijë euro kompleksit “Marigona Hill”, edhe pse nuk ka deklaruar shtëpi

Kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka borxh 88 mijë euro kompleksit “Marigona Hill”, edhe pse nuk ka deklaruar shtëpi

Kryetarja e Kosovës, Vjosa osmani  ia ka borxh 88 mijë euro kompleksit “Marigona Hill”, që ofron shtëpi luksoze në zonën e qetë prapa Pallatit të Drejtësisë, afër Liqenit të Badovcit. Në deklarimin e pasurisë, shefja e shtetit nuk ka deklaruar ndonjë shtëpi a apartament të blerë në këtë kompleks, por ka deklaruar shumën që detyrohet ta paguajë te “Marigona Hill”. Para disa muajsh, kjo çështje ishte diskutuar shumë, ndërsa nga Presidenca nuk ishin deklaruar për të. Nga “Marigona Hill” kishin thënë për Express se nuk lejohen të japin informacione për klientët e tyre. Zonja Osmani në deklarimin e pasurisë për vitin e kaluar e ka të listuar një detyrim që e kishte ndaj “Marigona Hill”. Ajo kishte deklaruar detyrim prej mbi 115 mijë eurove ndaj këtij kompleksi.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …