Ministri Mehaj, ish përkthyes i UNMIK-ut me shtetësi norvegjeze, ndër ministrat më të pasur të Qeverisë Kurti

Ministri Mehaj, ish përkthyes i UNMIK-ut me shtetësi norvegjeze, ndër ministrat më të pasur të Qeverisë Kurti

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë Kurti, Armend Mehaj, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Në pasurinë e paluajtshme, Mehaj, i cili dikur ishte përkthyes në UNMIK,  ka deklaruar një shtëpi në vlerë 500 mijë euro, banesë në vlerë 100. Ministri Mehaj, nga Norvegjia, vend nga i cili ka ardhur përkohësisht në Kosovë për postin e ministrit të Mbrojtjes vërehet se gjithashtu paguhet me shuma të mëdha. Rreth 30 mijë euro Mehaj siguron në vit nga Armata Norvegjeze, ndërsa nga Qeveria e Kosovës 13 mijë euro. Përveç Armatës Norvegjeze, Mehaj mban edhe pozitë tjetër në sektorin privat në Norvegji, nga ku merr 28 mijë euro brenda vitit, plus shtesat e fëmijëve 3,500 euro. Ky është vetëm njëri ndër ministrat milionerë të Qeverisë Kurti e cila ka ideologji të majtë dhe proklamon barazi e drejtësi shoqërore.

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …