Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: A PO RI KOLONIALIZOHET KOSOVA!

Në kohën e kolektivizimit të ma hershëm nga Jugosllavia! Thënë ndryshe në kohën e okupimit edhe më të thellë! Duke ua marrë pronat shqiptarëve duke i shpronsuar shteti jugosllav! Akoma sillnin kolonë në pronat shqiptare këto ishin vitet 1948-55! Një Mark Gjonaj nga Malsija e Gjakovës kishte menduar se po i mbetet pak tokë rreth shtëpisë kishte pas ma pak se një hektar aty afër!

Tjerat ara ia kishin marrë! Një ditë ia sollën policia një malazez te dera dhe një vendim me vulë e me firmë! Pushteti duke e ditur karakterin e fortë të malsorit,ju drejtuan ti Mark do ta pranosh në shtëpi këtë malazezin se e paske shtëpinë dy kate,si shumë që atëherë ishin dy kate me gurë, njërin kat ky e në tjetrin ti me familje se edhe ky ka familje! Baca Mark pasi e kaloj nëpar filtrin e arsyes ju tha; Po s’me ka treguar baba që kam pas vëlla tjetër bre polic po po Tito ka thënë bashkim- vëllazërim e ti po e merr këtë familje! Po s’mundemi bre se kallaballak jemi vet,un gjashtë djem i kam ju tha Baca Mark!

Po pse ti i bëre shumë djem! Euh hu tha po de! Ne nuk po te qesim jashtë ti gjysmën ky gjysmën e shtëpisë! Jo tha prerazi Mark Gjoni! Atëherë ti do të ia ndreqesh këtu shtëpinë këtij siç është shtëpia jote! Shkuan policët me kolonin duke i thënë Markut do të vijmë ne prapë! Mendoi e ç’mendoi Baca Mark besa pyeti komshinjtë edhe miqësinë si me ia ba kësaj pune! Të gjithë i përgjigjeshin me pushtet të pushtuesit nuk luhet o Mark!

E sheh se na degdisi e na qiti fare ky pushtues disa i përzuri për Turqi ua mori tokat e na solli kolonë këtu! Marku duke u menduar s’kishte ku të shkonte i shkreti me gjithë familje dhe me gjithë ato halle që i kishte! Vendosi me djemtë të ia ndërtoj kolonit një shtëpi në skaj të arës që mos të ju futet në shtëpi edhe mos të jetë shumë afër! I porositi mjeshtrit, ustallarët punonin shtëpinë për kolonin! Erdhën policia prapë me kolonin dhe çka po bën Marku! E qortuan pse aq larg shtëpinë po e ndërton? O o se kam vëlla iu tha!

Aha ti nuk po don vëllazërim-bashkimin eja me ne në stacion! E morën Bacen Mark e dërguan të komandanti i policisë ! A ti je ai shqiptari që s’po do vëllazërim-bashkim! Po tha Baca Mark unë jam Shqiptar po nuk e kam vëlla atë që po ma sillni! Po tash po kallxojmë na ty! Pasi e maltretuan shumë e futen në podrum! Po mendonte i shkreti nuk ia dilet me këtë hyqymet armik! Pasi që ky u arsyetua se po ia ndërton shtëpinë ata policët e thirren në ballafaqim kolonin dhe i thanë tash e pas do të jeni vëllezër. Koloni po po po ky ka shpien me bunar e shpija jeme pa bunar! E shikoi Baca mark me hidhërim ,ani shpija jeme menjëherë ba e jotja?!

Në vetvete thoshte gjashtë djem kam e s’po mundem me iu ndërtu shtëpi! E ky far derri me shtëpi të re, Kështu po e bluante mendimin në kokë se një ditë do ta përzinte kolonin nga aty! Po çka t’i bëhet hyqymetit pyeste në heshtje Baca Mark! Kur u ngrit në këmbë komandanti tha me zë të lartë duke iu drejtuar të dyve; Ju do të jetoni bashkë si vëllezër e ti që s’ki bunar do te marrësh ujë në bunar të Markut! Hall mbi hall!

Kur shkoi të shtëpia Baca Mark dolën gratë,fëmijët e djemtë jo vetëm të familjes por edhe të komshinjve, e uruan shyqyr që të kanë liruar policia e ky veç kujtohej! Të nesërmen i thirri djemtë dhe i urdhëroi u tha: kolonit të ia ndërtoni edhe bunarin para shtëpisë së re,se pse ai vjen këtu në bunarin tonë të marrë ujë! Me bunar të përbashkët e veç të përbashkët nuk e durojmë! Filluan djemtë po hapën bunarin! Farefisi e dinin krenarinë e malësorit vinin në ndeja pas darke e ngushllonin për mërzinë që i kishte sjell pushteti kolonial!

E ky i shkreti i mërzitur, i lodhur, i dërrmuar nga dhuna e shtetit! E merrte lahutën dhe ja niste këngës: Marka i Gjonit Bir i Malsorit! Ja bane shtëpinë Cernagorit! Jo me hatër me qyk të zorit! Kështu vazhdonte i shkreti me lot për faqe! Këtë e dëgjova nga i madhi Qazim Zeka para 42 vitesh në odën time në Mushtisht kur vepronim bashkë ilegalisht! E ruajta në memorie te arkivuar e sot e shpalosa! Albin kujdes po ti futin kujat.

Nuk është puna e gruas serbe në Gjakovë por është si kungji Nasradinit! Asnjëherë si ra ndërmend qeverive tona që 10 vite ndërtohet kolonia më e madhe në Luginën e Diellit në Mitrovicë andej Ibrit! Qeveria e ky popull nuk reagojnë! Popull me tru të shpërlarë që proteston për Palestinën!!! Nuk e sheh oborrin e vet! Për Evropën “demokratike” kjo vuan akoma që nuk i ka ruajtur kolonitë e veta!!! Po faji ka qenë dhe është i yni ! Kthjellhu o populli im se nuk është ëndërr!

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …