Jens Stoltenberg: Marrëveshja e vitit 2013 në mes të Kosovës dhe NATO-s për FSK-në, ende është vlefshme

Marrëveshja e vitit 2013 midis Kosovës dhe NATO-s në bazë të së cilës Forca e Sigurisë e Kosovës nuk duhet të vendoset në veriun e banuar me shumicë serbe të Kosovës pa pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it është ende e vlefshme dhe e duhur, tha të enjten në Kosovë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Para se t’u drejtohej mediave, Ai takoi në Prishtinë udhëhehqësit politikë të Kosovës, përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe kryetaren, Vjosa Osmani. Ai tha se çështja e vendosjes së FSK-së në veri ka qenë temë e bisedimeve me Kurtin, i cili marrëveshjen për të e sheh si të dëmshme.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …