Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dekoron gjeneralin amerikan Larry L. Henry me medaljen ‘Shërbim i shquar’

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dekoron gjeneralin amerikan Larry L. Henry me medaljen ‘Shërbim i shquar’

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim lamtumirës gjeneralin amerikan Larry L. Henry, i cili përfundoi shërbimin njëvjeçar në detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it. Me këtë rast, me protokoll ceremonial, ministri Mehaj ka dekoruar gjeneralin Henry me medaljen më të lartë të tij. “Shërbim i shquar” me motivacion “për bashkëpunimin shembullor me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe kontributin e madh në avancimin e aftësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës”. Nga ana e tij gjeneral Henry, ka theksuar se medalja e ministrit të Mbrojtjes, është nder i madh për të duke shprehur edhe kënaqësinë e tij për shërbimin në Kosovë dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Ministrinë e Mbrojtjes. Ai uroi për të arriturat e deritashme të FSK-së dhe misionin e tyre në shërbim të sigurisë dhe qytetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kabashi-Ramaj i kërkon Kurtit shkarkimin e dy ministrave pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti shkarkimin e ministrit të …