leoni

Albin Kurti: Kosova duhet të ketë një strategji të energjisë të koordinuar mirë me të gjithë akterët

Albin Kurti: Kosova duhet të ketë një strategji të energjisë të koordinuar mirë me të gjithë akterët

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar sot se Kosova duhet të ketë një strategji të energjisë të koordinuar mirë me të gjithë akterët vendorë dhe ndërkombëtarë dhe që rezulton me rritjen e standardeve të jetesës për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ai po ashtu tha se Kosova sikurse shumë vende të vogla në zhvillim, sot e gjen veten në mes të një krize klimatike globale të shkaktuar nga mosplanifikimi i qëndrueshëm dhe afatgjatë i burimeve natyrore, për çka theksoi se vihet sërish në pah nevoja për bashkëpunimin e të gjithëve për një kauzë të përbashkët. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se një tranzicion i drejtë dhe i mbështetur nga të gjithë aketerët është çelësi për ta bërë një tranzicion të përballueshëm për qeverinë, qytetarët dhe vet ekonominë e Kosovës. Rizvanolli tha se sfidat e sektorit energjetik në Kosovë janë te shumta, teksa numëroi disa nga to.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …