Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë

Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë

Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, sot në Kosovë do të arrijë për një vizitë gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Wesley Clark. Ai do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes në nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror. Pas takimit, ministri Mehaj dhe gjeneral Clark do të mbajnë konferencë për medie. Wesley Clark, i cili ishte Komandant Suprem i Forcave të NATO-s, e ka drejtuar operacionin 78 ditësh të bombardimeve të NATO-s karshi Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …