leoni

Raul Bartolome Molina: Spanja nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, sepse respekton të drejtën ndërkombëtare

Raul Bartolome Molina: Spanja nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, sepse respekton të drejtën ndërkombëtare

Ambasadori spanjoll në Beograd, Raul Bartolome Molina, në  një intervistë për mediet në Serbi tha se pozicioni i Spanjës në lidhje me Kosovën është politikë zyrtare shtetërore, sepse sipas tij mosnjohja e Kosovës bazohet në respektimin e rreptë të së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve themelore të saj, siç është respektimi i integritetit territorial, të cilat janë shkelur. I pyetur nëse Spanjës po i ushtrohet presion për ta ndryshuar pozicionin e saj, Molina, z.   tha është e vërtetë që mosnjohja shkakton probleme të konsiderueshme për Spanjën, veçanërisht në kontekstin e organizatave ndërkombëtare”, theksoi ai. Lidhur me spekulimet e fundit se Spanja e ka në plan të hapë zyrë ndërlidhëse në Prishtinë, Molina deklaroi se kjo nuk do të supozonte ndryshimin e pozicionit spanjoll.

Kontrolloni gjithashtu

Obiliqi mbetet vatër e ndotjes – Termocentralet tejkalojnë kufijtë e lejuar për gazrat helmues

Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë ndjeshëm kufijtë e lejuar të ndotjes për gazra të …