P. Petkoviq

P. Petkoviq: Kosova sot po kërcënon për themelimin e Asociacionit, por Besnik Bislimi e uli zërin në Bruksel

Kryenegociatori serb në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, drejtor i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka deklaruar në Zveçan se Zëvendës-kryeministri i Kosovës, në cilësinë e kryenegociatorit për dialogun me Serbinë, në Bruksel ka qenë një njeri i vogël. Ai ka thënë se Kosova sot po “kërcënon” në mënyra të ndryshme për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por shtoi se në Bruksel, Bislimi nuk pati këso tonesh. “Në vend të kërcënimeve në të gjitha mënyrat e mundshme nga ana e Prishtinës, që Bislimi deklaron se duhet të shfuqizohen disa lloj komunash paralele, i cili për ta do të ishte kusht për formimin e Asociacionit të komunave serbe, ai nuk përmendi diçka të tillë në Bruksel ku ai ishte më i vogël se një farë lulëkuqeje”, tha Petkoviqi, duke iu referuar njoftimit të sotëm nga Zëvendës Kryeministri i Kosovës për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe dialogun e Brukselit.

Kontrolloni gjithashtu

Xhemajl Metë Fetahaj (27.5.1964 – 31.5.1999)

Më 31 maj të viti 1999 në Frontin e në Koshares ka rënë dëshmor, Xhemajl Fetahaj, atdhetar, veprimtar e revolucionar i njohur

Më 31 maj të viti 1999 në luftimet e zhvilluara në Frontin e në Koshares …