Avokatët serbë e quajnë kriminelin Ivanoviq ‘Mendela i Kosovës’

Avokatët serbë e quajnë kriminelin Ivanoviq ‘Mendela i Kosovës’

Personat publik në Serbi shpesh dinë të bëjnë skena patetike kur vjen puna te serbët e Kosovës. Dragolub Gjorgjeviq, përfaqësues i Shoqatës së Avokatëve të Serbisë, e ka quajtur Oliver Ivanoviqin si ‘Nelson Mendela’ i Kosovës, pavarësisht se ai është gjetur fajtor për akuzat krime lufte ndaj shqiptarëve në veri të Kosovës. Për avokatin serb, vendimi për dënimin e ish-udhëheqësit të Rojave të Urës është i bazuar vetëm në supozime. Ekipi ligjor i Ivanoviqit është duke përgatitur një ankesë për Gjykatën e Apelit, me pretendimin se nuk është gjetur asnjë fakt që provon se Ivanoviqi ka urdhëruar drejtpërdrejtë ndonjë vrasje. Paneli i gjyqtarëve të EULEX-it e pati dënuar Ivanoviqin me një dënim minimal për krime lufte të kryera në Mitrovicë në vitin 1999, madje duke e liruar nga disa akuza të tjera për vrasje. Procesi për ankim në Apeli pritet të fillojë për disa muaj.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …