Qeveria e Kosovës thotë se është e shqetësuar nga pamjet e dhunës gjatë aksionit të Partisë Socialedemokrate

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas aksionit të djeshëm të Partisë Socialedemokrate, ku u arrestuan tetë anëtarë të saj. Qeveria në reagimin e bërë për medie thotë se është e shqetësuar nga pamjet e dhunës gjatë aksionit të PSD-së. Në reagim ndër të tjera thuhet se përgjegjësi për operacionin e policisë tashmë është suspenduar, kurse Inspektoriati Policor i Kosovës po vazhdon hetimet e mëtutjeshme lidhur me rastin. Ndryshe, për dhunën e përdorur gjatë arrestimit të anëtarëve të Partisë Socialdemokrate në aktivitet, Policia e Kosovës ka suspenduar policin mbikëqyrës, ndaj të cilit njëkohësisht është iniciuar edhe procedura për përgjegjësi komanduese. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj është ndaluar për 48-orë, ndërsa aktivistët e tjerë janë liruar.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …