Spartak Ngjela: Bashkimi i ushtisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës është një domosdoshmëri për historinë e re të Arbërisë

Spartak Ngjela: Bashkimi i dy ushtrive është një domosdoshmëri për historinë e re të Arbërisë

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka ardhur me një propozim të veçantë për dy shtetet shqiptare, Kosovën dhe Shqipërinë. Ai përmes një postimi në rrjetin social kërkoi bashkimin e ushtrive të dy shteteve. Sipas tij, ushtria e bashkuar moderne dhe e fortë, për shqiptarët është një domosdoshmëri historike dhe ajo ka filluar të ngrihet dhe do të ecë përpara shumë shpejt. “Shqiptarët duhet të jenë të përgatitur ushtarakisht kundrejt Serbisë: Serbia ka lindur nga hiçi, është krijuar nga krimi kundër shqiptarëve, dhe ka shfrytëzuar, jo fuqinë e saj, por fuqinë e shteteve evropianë që kanë qenë në luftë me Arbërinë dhe shqiptarizmin, të paktën 200 vjet përpara serbëve”, ka shkruar ai.

 

Postimi i plotë

Ushtria shqiptare, Shqipëri Kosovë, është një domosdoshmëri për historinë e re të Arbërisë.

l.

Shqiptarët duhet të jenë të përgatitur ushtarakisht kundrejt Serbisë: Serbia ka lindur nga hiçi, është krijuar nga krimi kundër shqiptarëve, dhe ka shfrytëzuar, jo fuqinë e saj, por fuqinë e shteteve evropianë që kanë qenë në luftë me Arbërinë dhe shqiptarizmin, të paktën 200 vjet përpara serbëve.

Tani bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është një domosdoshmëri për politikën amerikane. Kurse shqiptarët janë populli më proametikan në botë, me 97 përqind.

Atëherë?

Pikërisht këtu fillon konflikti i politikës së re shqiptare me Serbinë. Por kjo ka një rregull: Shqipëri e Kosovë, duhet të jenë të forta ushtarakisht, në aleancë me Shtetet e Bashkuara: kjo është zgjidhja e garancisë shqiptare. Dhe kjo tashmë është vendosur.

Të dy shtetet, duhet të mendojnë për ushtritë e tyre, se ato do të jenë garancia e historisë së Shqipërisë së Bashkuar.

Nuk e shihni vrerin që hedhin pushtuesit e territoreve shqiptare kundër bashkimit kombëtar shqiptar?

Por, lodhen kot. Historia e re e Ballkanit Perëndimor, është kthyer te Gadishulli Ilirik. Historia e gënjeshtërt antishqiptare, tani është hedhur në koshin e të pavërtetave. Politika amerikane është me të vërtetën historike.

ll.

Gjithë jetës, politika serbe ka qenë e ndërtuar mbi injorancën histerike të hordhive sllave kundër shqiptarëve. Dhe, deri para 22 vitesh, ajo ia kish arritur. Tani iu doli boja. Sot, serbët i njohën të gjithë si hordhi antiqytetërim që kërkojnë shumë, dhe, gjithmonë sipas histerisë së genjeshtres që i sundon historikisht për prejardhjen e tyre. Pushtues të verbër, që tani janë në falimentim dhe në udhëkryqin e historisë së tyre. Udhëkryqi është ky: a do ta mësojnë ndonjëherë serbët si popull historinë e tyre të vërtetë?

Turp për ata intelektualë serbë të ditur, që e njohin historinë dhe gënjejnë popullin e tyre, krejt fakir nga mendja.

E çfarë fitojnë tani?

E dinë që nuk fitojnë gjë, por duan të mbajnë ato që kanë fituar me padrejtësi. Dhe të gjithë dufin e gënjeshtërt e kanë për shqiptarët. Sidomos për Kosovën. Por janë të humburit e shekullit XXI. Kosova ka fituar në funksion të frymës së re të shqiptarizmit.

Rilindasit e Shqipërisë ikën në varr me pezmin e humbjes së Kosovës, por tani, pezmi i tyre është një dritë e re shqiptare. Dhe një dritë që vjen nga një histori dhimbjesh dhe heroizmi: heronj dhe martirë në një sakrificë sublime: këta kanë qenë shqiptarët dardanë të Kosovës. Por, një tiradë kjo që i nguliti thellë në historinë moderne të Shqipërisë së Bashkuar që po vjen.

lll.

Shqiptarizmi do të jetë doktrina qendrore në Ballkanin Perëndimor – mbajeni mend këtë!

Këtë kanë frikë serbët me dije, prandaj gënjejnë përditë popullin e tyre.

E çfarë ka bërë më tepër nazizmi? Asgjë më tepër, sesa ka gënjyer popullin e vet, derisa i ktheu gjermanët në ithtarë të dhunës instikto – primitive.

Por, ideologët instinkto – primitivë të Serbisë së sotme, lodhen, shfryjnë dhe shpresojnë kot te mitet që kanë krijuar vetë.

Megjithatë ushtria e bashkuar moderne dhe e fortë, për shqiptarët është një domosdoshmëri historike. Ajo ka filluar të ngrihet dhe do të ecë përpara shumë shpejt, sepse, te forca e kësaj ushtrie, qëndron vetë Shqipëria e Bashkuar.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu gjatë raportimit të tij në komisionin për dezinformimin tha se Shqipëria kërcënohet nga lajmet e rreme ruse dhe iraniane. Ky manipulim informacioni nga shtete të huaja që përfshinë dezinformimin dhe propagandën, është kërcënim ndërkombëtar i sigurisë që mund të krijojë përçarje brenda dhe midis vendeve, të rrezikojë integritetin e zgjedhjeve dhe të minojë besimin e publikut ndaj qeverisë”, tha Vengu. Vendi ynë është në shënjestër të dezinformimit dhe propagandës keqdashëse. Sjell në vëmendje këtu një shembull tjetër, në momentin kur në prill 2024, Ministria e Mbrojtjes themeloi qendrën e novacionit të sigurisë dhe mbrojtjes, e pamë që në mënyrë zyrtare dhe qoftë përmes kanaleve mediatike u ringjall edhe rrëfimi rus madje përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, ku ajo tha se ky investim i NATO-s po etiketohet qëllimisht si një burim për kërcënime hibride në Ballkan dhe praktikisht akuzonte Shqipërinë që kishte një strategji ofensive për kërcënime hibride në Ballkan.

Pirro Vengu: Marrëveshja me Kosovën dhe Kroacinë është e hapur edhe për Serbinë, nuk kemi nevojë për leje për bashkëpunimet tona

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka deklaruar se Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nuk …