Policia arreston asamblistin e Vetëvendosjes, Artan Abrashi

Policia arreston asambleistin e Vetëvendosjes, Artan Abrashi

Sot në pikën kufitare në Vërmicë është arrestuar anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe asamblisti i këtij subjekti në Prizren, Artan Abrashi. Ndaj këtij arrestimi ka reaguar Vetëvendosje, e cila konsideron se sistemi gjyqësor dhe Policia e Kosovës po vazhdojnë të keqpërdoren nga pushteti kriminal, duke përndjekur e arrestuar aktivistë të Lëvizjes për aksione të mëhershme politike. “Madje, ky arrestim, u bë me urdhër-arrest të vjetër, me të cilin është arrestuar më parë aktivisti Artan Abrashi. Arrestimet e tilla nga ky pushtet jo-legjitim po tentojnë që ta dobësojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! në luftën e saj për një Kosovë sovrane e demokratike, kundër këtij regjimi autoritar”, thuhet në reagimin e kësaj lëvizje. Vetëvendosje ka bërë thirrje që të ndalen përndjekjet dhe arrestimet e tilla, të lirohen aktivistët e arrestuar, dhe të çlirohet një herë e përgjithmonë sistemi i drejtësisë ashtu që të mund të kemi shtet të së drejtës dhe shtet të barabartë për të gjithë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …