leoni

IDK ka publikuar raportin për komunat më transparente në Kosovë, e para radhitet komuna e Rahavecit

IDK ka publikuar raportin për komunat më transparente në Kosovë, e para radhitet komuna e Rahavecit

Sipas raportit “Transparometrit komunal 2020, Transparenca e komunave në retrospektivë”,  publikuar sot nga KDI-ja pesë komunat më transparente për vitin 2020 vlerësohet të jenë Rahoveci, Lipjani, Drenasi, Gjakova dhe Mitrovica e Jugut. Gjatë publikimit të këtij raporti,  Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i KDI-së, ka  theksuar se transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve publike janë parakushtet kyçe për qeverisje të mirë dhe demokratike. Ndërsa, ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se transparenca është një nga shtyllat kryesore për qeverisje të mirë, duke shtuar se kjo ministri ka hartuar dy projekte për avancimin e transparencës komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Mitrovica e Veriut: Shfaqen fletushka me thirrje për vendosjen e flamujve serbë

Në Mitrovicën e Veriut, këtë mëngjes janë shpërndarë fletushka me mesazhe nacionaliste, përmes të cilave …